Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ish-ministrja e Financave tregon se përse FMN është kundër Amnistisë Fiskale

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 20:28 | Ekonomi
Ish-ministrja e Financave tregon se përse FMN është kundër

E ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në “A2CNN”, ish-ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, aktualisht Sekretare për Burimet Njerëzore në Partinë Socialiste, ka folur mbi arsyet se përse Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër Amnistisë Fiskale.

Sipas Denaj, Amnistia është sidomos për ata që kanë kryer evazion fiskal dhe jo për ata që pastrojnë paratë.

“Është një arsye madhore se pse FMN është kundër Amnistisë Fiskale. Sepse Amnistia, është sidomos për ata që kanë kryer evazion fiskal dhe jo për ata që pastrojnë paratë. Por ama, raporti me Amnistinë është në Shqipëri, por edhe në çdo vend të botës, për t’i dhënë një shans, sidomos në këto 32 vite tranzicion, ku si individë gjatë rritjes së biznesit të tyre, ashtu edhe administrata tatimore nuk ka qenë aq strikte. Dhe këtë e ka bërë edhe Italia dhe vende të tjera.

Por, kjo ka një rrezik nëse kthehet në rrugë dhe nëse Amnistia me kaq shumë vështirësi pas 2-3 vjetësh tregon që nuk është një nismë për t’u bërë rrugë, por një nismë për të bërë një tranzicion njëherë e përgjithmonë të shkëputur nga ajo që është evazioni, nga ajo që është administrata, e cila nuk ka pasur gjithë këto instrumente.

Dhe të gjithë këto ligje, këto sisteme, që janë shtatë të tilla në administratën tatimore gjatë këtyre tre viteve që janë instaluar, të mundësojë, të krijojë atë vijën e hollë të rrezikut ku kalon evazori, apo ai që pastron para, apo ai që i ka para të pandershme.”

Ish-ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani