Ish-Presidenti Moisiu: Përsëritja e ’97-s do të ishte krim

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, komentoi gjendjen në të cilën ndodhet vendi për A2 CNN, si edhe kërcënimin e Presidentit Meta për dorëheqje. “Me Kushtetutë, Presidenti përgjigjet për unitetin e kombit, duhet të luftojmë t’i bëjmë bashkë politikanët tanë, megjithëse është shumë e vështirë”, u shpreh ish-Presidenti. “Do të përsërisim prapë 1997-n, që erdhi operacioni Alba për të zgjidhur krizën? Kjo nuk shkon, do të ishte një krim ndaj vendit tonë. Është e drejta e Presidentit të gjykojë, të vendosë, por unë gjykojë se duhen bërë përpjekjet maksimale për të ulur njerëzit në tryezë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN