Ish-sigurimsat në Polici, shkresat e Autoritetit të Dosjeve që në vitin 2019

Që nga viti 2019, Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar shkresa Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit se në radhët e saj ka ish-pjesëtarë të sigurimit të shtetit. Zyrtarët në Policinë e Shtetit nuk dihet se çfarë funksionesh mbajnë. Dy prej tyre kanë inicialet G.Z. dhe B.SH., ndërsa emri i tretë është Artan Shkëmbi, kreu i Policisë Kriminale. Vendimet e Autoritetit të Dosjeve u dërguan një vit më parë në prag të nisjes se procesit të vetting-ut, por edhe pse njëri prej këtyre oficerëve, Artan Shkëmbi, e kaloi kontrollin e figurës, ndonëse nuk kishte plotësuar saktë formularin e deklarimit në këtë pikë.