ISHP-qytetarëve: Vaksinohuni, s’ka vend për panik

Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit. Deri më tani, 3 persona kanë humbur jetën pas komplikacioneve nga virusi Ah1N1. Viktima më e fundit ishte një 37 vjeçar nga Gramshi i cili humbi jetën në sanatoriumin e Tiranës.
Intensiteti i qarkullimi të virusit është i lartë, 19 mijë të prekur në javë. Shefja për sëmundjet infektive në ISHP thotë për A2CNN se nuk kemi të bëjmë me grip derri por me atë të stinës.
“Po të kishim grip derri do të kishim situatë pandemike në të gjithë botën. Kemi të bëjmë vetëm e gripin AH1N1. Por Gripi është një sëmundje që nuk duhet neglizhuar, ai të merr jetën”.
Mjeket bëjnë apel për vaksinim edhe në këtë periudhë veçanërisht për kategoritë në risk.
Më herët e thirrur ne komisionin e shëndetësisë për situatën e fruthit, Silva Bino dhe përfaqësues të tjerë të shëndetësisë deklaruan se nuk kemi të bëjmë me epidemi te kësaj sëmundje.
Fruthi deri tani ka prekur 51 persona kryesisht fëmijë të moshës nën 2 vjeç ndërsa ka marrë jetën e një foshnje 4 muajsh. Mjekët apeluan për vaksinimin e fëmijëve sipas kalendarit, në moshën 1 dhe 5 vjeçare.

Shkarkoni aplikacionin e A2