“Ishulli” i qarkullimit rrugor, Shoqata e Autoshkollave kërkon nisjen e punës me masa sigurie

Autoshkollat janë automjetet e vetme që nuk shihen të qarkullojnë në rrugë. Kufizimet për shkak të koronavirusit e kanë lënë këtë sektor si “ishullin” e fundit të qarkullimit rrugor. Sallat e afro 400 autoshkollave në të gjithë Shqipërinë janë bosh dhe 3 mijë familje që varen nga ky biznes, presin rihapjen sa më parë. Pagën e luftës nuk e kanë marrë vetëm ato subjekte që kanë kryer abuzime, pasi nuk përputhet NIPT-i i kompanisë, ndërsa të tjerat janë shlyer. Vetëm në Tiranë janë 130 biznese të tilla që ofrojnë mësimin e teorisë dhe praktikës. Përmes një letre, dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, Gjinaj kërkon rihapjen e këtyre aktiviteteve, me kushte strikte sigurie.