Ismaili: 18 të burgosur pozitivë, masat ndaluan përhapjen masive

Një i moshuar i burgosur në Drenovë, por që kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërroi jetë pasi vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, në një intervistë për A2, tha se 65 të burgosur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë të diagnostikuar me Covid-19, ndërsa 47 prej tyre u karantinuan dhe tashmë rezultojnë negativë.