Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Italia publikon bilancin tragjik të radhës

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 18:16 | Bota
Italia publikon bilancin tragjik të radhës

Italia, gjatë 24 orëve të fundit, ka regjistruar 604 viktima nga koronavirusi.

Një ulje e lehtë e numrit të viktimave krahasuar me dje (636).

Ndërkohë, 3039 është numri i rasteve të reja me Covid-19 në vendin fqinj. Ditën e djeshme, rastet ishin 3599.

Ndërkohë, pandemia vijon të godasë rëndë sistemin e shëndetësisë në Itali. 5 mjekë humbën jetën gjatë orëve të fundit, ndërsa në total janë 94 viktima mes personelit shëndetësor. I lartë mbetet dhe bilanci i të infektuarve në këtë sektor, me mbi 6 000 të tillë.

Ndërkohë, në Bergamo është hapur dhe spitali që u ndërtua për 10 ditë, në të cilin do të punojnë doktorë italianë dhe rusë. Në disa pamje të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Kremlinit, shikohen specialistë të gatshëm për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus. Kohë më parë, Rusia dërgoi doktorë, infermierë dhe pajisje mjekësore në ndihmë të Italisë, në një operacion të cilin Moska e ka emërtuar “Me dashuri nga Rusia”.

Ndërkaq, qeveria nuk harron dhe impaktin e rëndë në ekonomi. Kryeministri Giuseppe Conte prezantoi një plan ndihme prej 400 miliardë euro për biznesin e madh dhe të vogël, si dhe një sërë masash lehtësuese fiskale.

Sa i përket rihapjes së ekonomisë dhe vendit, ekspertët këshillojnë që kjo të ndodhë vetëm pasi rreziku i lartë i pandemisë të ketë kaluar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani