Izolimi nga koronavirusi, “Universal Pictures” sjell kinemanë në shtëpi

Universal Pictures, studio e filmave, pjesë e gjigantit kinematografik NBC Universial, ka vendosur t’i bëjë filmat e tij të disponueshëm në shtëpi në të njëjtën ditë kur ato shfaqin premierat në sallat e kinemave në mbarë globin. Vendimi i u mor për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës së konsumatorëve, karantinimi i të cilëve rritet paralelisht me përhapjen e Koronavirusit. Kështu, do të bjerë tradita e mbajtjes së një filmi ekskluzivisht në kinema për 90-ditë përpara se të shpërndahet atë në platforma të tjera.