Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Izolimi nuk mjafton”, OBSH: Respektoni këto 6 hapa për të luftuar koronavirusin

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 10:32 | Bota
“Izolimi nuk mjafton”, OBSH: Respektoni këto 6 hapa për

Shtetet që kanë izoluar popullsitë e tyre për të frenuar përhapjen e pandemisë, duhet të shfrytëzojnë kohën e fituar për të sulmuar virusin. Organizata Botëore e Shëndetësisë paralajmëron se të vetme, masat kufizuese nuk do të mjaftojnë për zhdukjen e Covid-19.

“T’u kërkosh qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, e të ndalosh lëvizjen e popullsisë, do të thotë të blesh kohë e të reduktosh trysninë ndaj sistemit shëndetësor. Por këto masa nuk mjaftojnë për të shuar pandemitë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH këshillon vendet që gjatë kësaj kohe të zgjerojnë, trajnojnë dhe fuqizojnë resurset e kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik, në të njëjtën kohë duke implementuar sisteme për zbulimin e çdo rasti të dyshuar, duke shtuar testimet.

“Hapet një dritare e dytë mundësish. Pyetja është: si do ta shfrytëzoni atë? Në rekomandojmë 6 hapa: Fillimisht, zgjeroni e trajnoni resurset shëndetësore dhe së dyti implementoni një sistem për zbulimin e çdo rasti të dyshuar. Së treti, rrisni kapacitetin prodhues dhe aftësinë për të testuar. Së katërti, identifikoni e përshtasni strukturat që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët. Së pesti, zhvilloni një plan të qartë për karantinimin e personave që kanë pasur kontakt me të prekurit. Së fundmi, rifokusoni të gjithë qeverinë në luftën kundër Covid-19”.

OBSH vlerësoi maksimalisht angazhimin e autoriteteve italiane. “Italia po bën gjithçka mundet dhe jemi të lumtur të shohim sinjalet pozitive”, ishin fjalët e kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë