James Bond me makinë elektrike, Aston Martin prezanton modelin e parë

Edhe James Bond do të ishte krenar për një makinë të tillë. Aston Martin ka prodhuar modelin e parë elektrik, Rapide E. Automjeti me katër dyer u prezantua në panairin në Shanghai. Çmimi që e shoqëron është marramendës, prej 330 mijë dollarësh. Makina super sportive justifikon këtë vlerë për shkak se do të prodhohen vetëm 155 të tilla.

Ky është një versin elektrik i Rapide S, e cila përdoret me gaz. Në të ardhmen nuk pritet që Aston Martin të prodhojë makina të tjera elektrike, pasi do t’ia lërë këtë detyrë markës partnere Lagonda.