“Janë patate djegëse”, deputeti ka disa pyetje për ministrin Majko

Deputeti i opozitës parlamentare, Kostaq Papa, i ka shtruar disa pyetje ministrit për Diasporën dhe Emigracionin, Pandeli Majko, gjatë interpelancës së sotme në Kuvend. Duke u quajtur “patate djegëse” pyetjet, Papa kërkoi përgjigje shteruese sa i përket çështjes së votës së emigrantëve, pasi, siç tha, prej zvarritjes së interpelancave kjo mund të jetë e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit.