Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Java e modës në Londër, Burberry rikthehet tek rrënjët viktoriane

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 15:29 | Showbiz

Dizenjatori Italian Riccardo Tisci ju rikthyer rrënjëve viktoriane për koleksionin më të ri të Burburry, në javën e modës në Londër. Dantellat delikate ndërthureshin më stilin e rrugës në veshjet e krijuara për të gjitha grup moshat.

Një pasarelë e mbushur me yje të tilla si Kendall Jenner dhe motrat Gigi dhe Bella Hadit, të cilat parakaluan përgjatë instilacioneve të frymëzuara nga epoka viktoriane.

Për linjën e quajtur, evolucion, Tisci gërmoi në arshivë, në kohën kur themeluesi Thomas Burburry krijoi markën luksoze në 1865-n, duke marrë frymëzimin për krijimet e reja. Binin në sy pantallona me rrip dhe mëngët voluminoze.

https://www.youtube.com/watch?v=fU4gTewJfts&feature=youtu.be

Palltot karakteristike të Burrberry, kishin në përbërje materiale mëndafshin, kopsa rrëzëllitëse dhe në disa raste arrinin deri në fund të këmbeve. Fundet kishin theka, ndërsa detaje zhinxhiri ishin vendosur në mëngë dhe nëpër fustane. Nuk mungonin printimet e frymëzuara nga natyra, ku tregoheshin pemë dhe kafshë.

https://a2news.com/2019/09/16/java-e-modes-ne-londer-beckham-koleksion-per-gruan-ne-levizje/

Sa i përket meshkujve u prezantuan kostume elegante dhe pallto të shoqëruara me rrip. Tisci kishte shtuar detaje të tilla si qëndisje me kristale apo zinxhirë. Dua Lipa dhe Karla Bruni ishin mes spektatoreve “vip” që ndoqën shfaqjen nga radha e parë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani