Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Java e Modës në Paris, "Hermes" propozon stil tradicional edhe në verën e vitit 2020

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 10:27 | Showbiz
Java e Modës në Paris, "Hermes" propozon stil tradicional

Ishte radha e “Hermes”, shtëpisë luksoze të modës, të prezantonte koleksionin e ri verë 2020, në Javën e Modës në Paris.

“Hermes” vijon t’i qëndrojë linjës tradicionale, me xhaketa për përditshmëri dhe pelerine të lehta, si për të larguar dimrin me hijeshi. Stilisti dhe drejtori kreativ i “Hermes” kishte zgjedhur për sezonin e ri pranverë-verë 2020, copat krem dhe ngjyrat e tokës, gri, kafe dhe të zezë.

Nuk mungojnë në këtë koleksion fustanet lëkurë dhe palat, që dukshëm do të mbizotërojnë edhe verën e ardhshme. 

Me një veshje “Hermes”, me detaje minimaliste, femra do të ketë gjithnjë vetëbesim, ndërsa shtëpia e modës rikthen siluetat e viteve ‘90, me një ndërthurrje të aktualitetit dhe të vjetrës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë