Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Jehona e një samiti, Bashkurti: Dy momentet pozitive të Berlinit…

Nga A2 CNN
1 Maj 2019, 10:38 | Politikë
Jehona e një samiti, Bashkurti: Dy momentet pozitive të

I ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2CNN, diplomati Lisen Bashkurti, komentoi Samitin e mbajtur në Berlin me vendet e Ballkanit Perëndimor, me dy prej aktorëve më të rëndësishëm në familjen e madhe europiane, Francën dhe Gjermaninë.

Bashkurti veçoi dy momentet që ai i vlerëson si pozitive nga Samiti i Berlinit.

“Së pari, dy prej shteteve themeluese, lokomotiva të Bashkimit Europian, rivendosën fuqishëm Ballkanin Perëndimor në axhendën e tyre bilaterale. Konsolidimi i kësaj dysheje për të adresuar çështjet e Ballkanit Perëndimor i jep një garanci për të ardhmen europiane.

Së dyti, fakti që këto dy shtete janë edhe fuqi botërore, do të thotë edhe që gjeopolitika e tyre po rrit prezencën dhe rolin aktiv në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh që ka një tërheqje relative të SHBA dhe ka tendenca të aktorëve të tjerë për të rritur prezencën në këtë pjesë të Europës. Mendoj se marrja e rolit nga Gjermania dhe Franca është një garanci për rajonin”, u shpreh Lisen Bashkurti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë