Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Jemi në situatë karteli ekonomik dhe politik”, Shano: Shteti po i krijon vetë monopolet

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 22:35 | Ekonomi
“Jemi në situatë karteli ekonomik dhe politik”, Shano:

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano deklaroi se Shqipëria sot ndodhet në një situatë karteli ekonomik dhe politik.

Sipas Shanos, shteti shqiptar në vend që t’i luftonte monopolet po i krijon vetë ato, duke i lënë paratë vetëm në një grusht njerëzish.

“Ky mekanizëm duhet këputur, duhet thyer. Pse shkohet në off-shore? Shkohet në off-shore pasi ti nuk ke garanci te personi që ke zgjedhur për fytyrën. Mjafton një vullnet politik dhe një nen në ligjin për prokurimet publike , ku thuhet nuk pranohen kompani që nuk janë të regjistruara në QKB, të kenë kontrata publike, të kenë tenderë. E tha Belindi që këta njerëz që janë në landfille janë dhe në ujësjellës. Pra shteti i cili duhet të ishte luftëtari i paepur i monopoleve, i krijon monopolet vetë. Prandaj unë them se sot jemi në një situatë karteli ekonomik dhe politik”, tha Shano në Absolut 4.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani