Jepet Çmimi Nobel për Letërsinë, fiton shkrimtari nga Zanzibari

Çmimi Nobel për Letërsinë për vitin 2021 iu akordua shkrimtarit nga Zanzibari, Abdulrazak Gurnah, për një vepër të vitit 1994. Çmimi iu dha shkrimtarit me motivacionin “për depërtimin e pakompromis dhe të dhembshur tek efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në humnerën mes kulturave dhe kontinenteve”.