Shqipëria po përballet vitet e fundit me një normë të lartë emigrimi, çka ka sjellë probleme të forta ekonomike dhe sociale. Por, përse ikin shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë? Për herë të parë, sot në A2 Business u bë një krahasim i pagave dhe kostos së jetesës mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, që është një ndër vendet e preferuara të shqiptarëve për emigrim, për të kuptuar sa është i leverdisshëm nga pikëpamja ekonomike largimi dhe a bëhet vetëm për para? (A2 Televizion)