Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Jetesë e re në Vaqarr, banorët lënë pas tokat dhe bagëtitë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 14:50 | Sociale
Jetesë e re në Vaqarr, banorët lënë pas tokat dhe

Lagjja e re e Vaqarrit është e vetmja në Qarkun e Tiranës në të cilën kanë nisur të jetojnë banorët e prekur nga tërmeti. Prej disa ditësh, ata janë shpërngulur në shtëpitë e reja, duke lënë pas jetesën e vështirë në fshat me çadra dhe kontenierë.  

Për dy vite, shumica e familjeve të strehuara në këtë bllok banimi, nuk u larguan nga fshati. Aty kishin ngritur gjithë ekonominë e tyre familjare dhe përshtatja në qytet shihej e vështirë. Sot u duhet të ndërtojnë një jetë të re larg fshatit dhe tokave pjellore, për t’u përshtatur në një zonë urbane.

Disa prej familjeve kanë shitur bagëtitë dhe kanë nisur të kërkojnë punë në qytet.

Edhe në Ndroq banesat e reja janë gati. Sipas specialistëve të njësisë administrative, shumë shpejt do të nisin akomodimet e para: “80% janë gati, do të strehohen 54 familje, 44 të konfirmuara, ndërkohë që kapaciteti është për 74, ato do t’i vendosë bashkia. Janë ndërtuar në truall rreth 60 shtëpi nga vetë banorët që përfituan grante”. 

Ndërkohë, në Kombinat është ngritur një kantier i madh për ndërtimin e disa blloqesh me pallate. Tërmeti dëmtoi rëndë 23 pallate që u shpallën të pabanueshme dhe gjatë kësaj kohe janë trajtuar me bonus qiraje rreth 2600 familje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë