Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Johnny Depp magjeps Venecian në prezantimin e filmit të ri

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 14:46 | Showbiz
Johnny Depp magjeps Venecian në prezantimin e filmit të ri

Johnny Depp ka mahnitur të gjithë në tapetin e kuq të festivalit ndërkombëtar të filmit në Venecia. 56-vjeçari prezantoi filmin e tij te ri, “Waiting for the Barbarians”, ku interpretojnë gjithashtu Robert Pattinson dhe Mark Ryliance.

Ndryshe nga hera e fundit kur mori pjesë në festivalin e Venecias në vitin 2015, Depp u shfaq në formë të shkëlqyer me kostumin e tij ngjyrë blu, duke nxitur ovacionet e adhurueseve që pritën me durim në shi.

Filmi që garon për çmimin e Luanit të Artë, bazohet në romanin më të njëjtin titull të vitit 1980. Ai tregon historinë e një magjistrati që drejton një zonë të paidentifikuar koloniale ne mes të shkretëtirës, në dekadat e para të shekullit të kaluar. Për Depp, personazhi i radhës nuk është i lehtë për t’u zbërthyer. “Për mua është një personazh shumë interesant, pas nuk është ai njeriu i keq i zakonshëm, i cili do të identifikohej lehtësisht. Te duhet të zbulosh nëse bëhet fjalë për një psikopat ose sociopat pa emocione, apo nëse brenda tij gjendet një fëmijë me zemrën e thyer”, u shpreh aktori.

Mes ekranizimeve të tjera të shumëpritura të edicionit të 76 të festivalit të Venecias ishin filmi me protagonist Brad Pitt, “Ad Astra”, si edhe “Joker” me Joaquin Phoenix.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani