Julian Zyla: PD duhet të fokusohet tek çështjet konkrete

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 analisti dhe eksperti i komunikimit politik Julian Zyla komentoi strategjinë e komunikimit të opozitës, në veçanti të partisë Demokratike.
Zyla është komentuar ditët e kaluara për një artikull me titull “Pd e re, urime Rama!” ku ishte mjaft skeptik për risitë në PD.
Sipas tij, “kryeministri edhe po ta kishte kërkuar nuk do të kishte arritur kaq shumë prej tyre. U ndërrua e tërë skuadra drejtuese e partisë, por pas këtij hapi u njoftua që strategjia do të jetë po e njëjtë”.
Duke e gjykuar këtë si një “shanc i humbur“ për partinë e drejtuar nga Lulëzim Basha, Zyla mendon që opozita duhet të ndryshojë taktikë, sepse “mesazhi i rrëzimit të Ramës duhet të jetë një rezultat, dhe jo një objektiv. Druaj që shqiptarët kanë rënien e kryeministrit si problemin e tyre kryesor.”
Për të “PD-ja duhet PD duhet te fitojë besueshmërinë e njerëzve. Në çdo vend opozita do te kthehet ne pushtet, por ajo që do ta ndihmonte shumë PD-në është debati mbi çështjet kryesore, që nuk mund të jetë vetëm interesi i partisë për pushtet”.
Analisti gjithsesi përshëndet vendimin e opozitës për të marrë pjesë në ato komisione që kanë të bëjnë me nevoja emergjente për qytetaret, duke shpjeguar që “nj nga gjerat që i duhet Shqipërisë për të dal nga vorbulla i sistemi të demokracisë imperfekte, është përfshirja më e gjerë e publikut në debatin publik”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN