Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ka udhëtuar në mbarë botën, por sfida më e vështirë e çiklistit ishte në vendlindje

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 17:38 | Futboll
Ka udhëtuar në mbarë botën, por sfida më e

Çiklisti Danny MacAskill është mësuar duke udhëtuar në mbarë botën për të gjetur burime të reja adrenaline. Por për shkak të pandemisë ai është detyruar që këtë ta bëjë brenda vendit të tij, Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithsesi ai ka arritur të zbulojë vende intriguese dhe mahnitëse për të realizuar aventurat e tij të rrezikshme, por fantastike, mbi biçikletë.

Në majën e një kodre në ishullin e Qiellit në Skoci, në 600 metra mbi nivelin e detit, MacAskill zbret në një pjerrësi që arrin deri në 60 gradë. Sipas tij, ishte një nga sfidat më të vështira të karrierës.

35-vjeçari, i cili është edhe banor vendas në ishullin e Qiellit, u bë i famshëm në rrjetet sociale pasi nisi të filmonte veten teksa realizonte numra të pamundur mbi biçikletën e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë