Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Ka vetëm një rrugë për paqen”, flet kreu i NATO-s për tensionet në veri

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 15:37 | Kosova
“Ka vetëm një rrugë për paqen”, flet kreu i

NATO është e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar dhunën në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg duke theksuar se tashmë 700 trupat e parë janë në rrugë e sipër. Stoltenberg

“Por sigurisht kjo nuk nënkupton se ne po heqim dorë nga zgjedhja politike. Mesazhi ynë për Beogradin dhe Prishtinën është se ato duhet të angazhohen në besim të mirë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, që është e vetmja rrugë drejt paqes”, tha Stoltenberg.

Duke e dënuar dhunën kundër trupave të NATO-s si "krejtësisht të papranueshme", sekretari Stoltenberg tha të enjten në Oslo se “NATO-ja do të mbetet vigjilente dhe se do të jete atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të ulur tensionet”.

Sakaq, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në nisje të samitit të komunitetit politik europian, përsëriti thirrjen për shtensionimin e situatës.

“Ne duhet të ngulim këmbë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Të gjithë duhet të shmangin çdo formë të përshkallëzimit dhe lëvizjet e pa bashkërenduara”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli