Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kadilli: Berisha, politikani më i zoti në 100 vjet, por jo më i miri, ka dy defekte të mëdha

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 21:46 | Politikë
Kadilli: Berisha, politikani më i zoti në 100 vjet, por jo më i

Si e vlerëson Fatbardh Kadilli, gjuhën e Sali Berishës sot,  me akuzat dhe më pas tërheqjen nga epitetet ndaj Bashës etj?

“Një nga gjërat që unë kam pas distancë gjithmonë me Berishën, që kur ishte president dhe unë këshilltar, është gjuha e ashpër e qëllimtë, për të trimëruar detashmentin e tij, dhe për të ngjallur urrejtje.  E djathta nuk urren, e djathta bashkon”, thotë ish-deputeti demokrat për emisionin “Intervistë”.

Ai shton edhe diçka tjetër, duke marrë shembuj ndër vite. “E dyta, mungesa e konsekuencës. Ish- komunisti fanatik, u bë antikomunist fanatik. Shumë mirë. Në 1994 ishte fanolisti që përzuri Lekën e I-rë, në 1997 ishte zogisti i thekur që i jepte Lekës të gjithë aksesin për të rimarrë mbretërinë.

U bë liberali më ekstrem, duke i thënë Ramës se nuk kishte bërë asgjë për martesat gay, reaguam unë dhe Tritan Shehu.  Ishte kampioni i liberalizmit, tani bën konservatorin. E quajti llum i kombit Nanon, një vit e gjysmë pas donte ta bënte president. E quajti Lulzim Brava ish-liderin e PD-së, sot e quan sërish Basha. Kjo është mungesë e vazhduar mosrespekti për fjalën që thua, dhe nuk ka njeri që nuk e kupton. Mund të ndryshosh qëndrim, por duhet të ketë një arsye të fortë. Çfarë e bëri Fatos Nanon nga një nga personat më të korruptuar në Ballkan në një kandidat për president, çfarë ndryshoi te Basha që iku? Këto gjera nuk i japin seriozitet një politikani”, thotë Kadilli.

https://a2news.com/2022/04/08/pse-u-braktis-basha-dhe-jo-berisha-qe-u-shpall-non-grata-kadilli-basha-nuk-ka-besueshmeri-ne-pd-per-berishen-ka-nostalgji-sikurse-per-enverin/

Sipas tij, kjo mungesë qëndrueshmërie i ka kushtuar historikisht Partisë Demokratike. “Që nga 1992 PD fa fituar vetëm 2 pikë nga PS, dhe që atëherë nuk ka patur asnjë fitore si sigël. Na ka pa zoti në 2005 që u çmend Fatos Nano,  u nda me të vetët, se kandidatët e të majtës bashkë kishin 10% diferencë. Për mua, Berisha ka qenë politikani më i zoti shqiptar në 100 vjet, brilant, por jo më i miri”, tha Kadilli për A2 CNN.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë