Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kadyrov dërgon çeçenë të tjerë në Donbas, Ukraina: Jeta është ferr për ata që jetojnë nën pushtimin rus

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 13:44 | Bota
Kadyrov dërgon çeçenë të tjerë në Donbas,

Ukraina bën apel për më shumë armë nga perëndimi për të çliruar dhe shpëtuar jetë. Ministri i jashtëm, Dmytro Kuleba, thekson se varret masive në Izyum shfaqin fytyrën e vërtetë të pushtuesve rusë, pasi në çdo territor të rikuperuar gjenden prova për krimet e tmerrshme të ushtrisë së Putinit.

“Vetëm mund ta imagjinoni ferrin që përjetojnë personat në territoret e tjera të pushtuara nga Rusia”, shkruan zyrtari i qeverisë ukrainase në Twitter. Sakaq, në një pyll me pisha në Izyum, aroma e keqe e vdekjes mbushi ajrin ndërsa autoritetet kryen një zhvarrim masiv. Teksa toka po shfaq sekretet e saj, zyrtarët ukrainas besojnë se aty janë kryer krime lufte, të cilat ata janë të vendosur t'i dokumentojnë.

Ata po përpiqen të përcaktojnë shkakun e vdekjes së qindra njerëzve të varrosur në një pyll në skaj të qytetit, të çliruar së fundmi nga forcat ukrainase. Në ndihmë do ju vijë dhe një ekip nga Kombet e Bashkuara.

“Natyrisht, ne do të shqyrtojmë nëse ata ishin personel ushtarak apo civilë dhe gjithashtu nëse ata u vranë, nëse vdiqën nga torturat apo ndërruan jetë nga shkaqe natyrore, me gjendjen shëndetësore të përkeqësuar nga mungesa e ndihmës mjekësore”, Liz Throssell, zëdhënëse e zyrës së OKB për të drejtat e njeriut.

Izyum, i pushtuar në prill, u përdor nga Rusia si një qendër kryesore ushtarake për të furnizuar forcat e saj nga lindja. Pikërisht aty është përqendruar dhe synimi kryesor i Rusisë, edhe pse kohëve të fundit po pëson humbje të mëdha. Për t’i ardhur në ndihmë ka menduar lideri i Çeçenisë, Ramazon Kadyrov, i cili njoftoi se do të dërgoi dy batalione luftuese në Donbas. Madje ai u ka bërë një apel të gjitha rajoneve të Rusisë që të formojnë batalione me të paktën 1 mijë vullnetarë për t’i dërguar në Ukrainë për luftë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë