Kalaja e Rozafës, 80% më pak vizitorë se viti i kaluar

Kalaja e Rozafës, një nga pikat kryesore turistike në Shkodër që tërhiqte një numër të konsiderueshëm vizitorësh, këtë vit është vizituar vetëm nga 20% e numrit të vizitorëve që e vizitonin normalisht.

Kurrë më parë rrugicat dhe sheshet e Kalasë së Rozafës nuk kanë qenë kaq të boshatisura. Mungojnë jo vetëm grupet e turistëve, por edhe ekskursionet e organizuara nga shkolla të ndryshme nga i gjithë vendi.