Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kallëzimet e KLSH, ekspertët: Vetëm 1% marrin zgjidhje nga prokuroria

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 16:17 | Ekonomi

Vetëm 1% e kallëzimeve që Kontrolli i Lartë i Shtetit bën në prokurori për abuzime me fondet e buxhetit marrin një zgjidhje. Hekuran Vladi, ekspert për ekonominë shpjegon se ka një bashkëpunim shumë të dobët mes KLSH-së dhe organit të akuzës dhe kjo bën që abuzuesit të mos ndëshkohen, edhe pse sipas tij, vitet e fundit është konstatuar dëm në buxhet në nivele të pashënuara më parë.

“Jo vetëm kjo Qeveri, por edhe të para ardhshmet nuk  e konsiderojnë seriozisht raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. As 1% të rasteve të denoncuara ka marrë dënime reale”, thotë eksperti.  

Tek mungesa e bashkëpunimit mes KLSH-së dhe Ministrisë së Financave Vladi sheh edhe nevojën për të mbajtur në këmbë institucione dhe struktura të tjera, që rrisin kostot për buxhetin e shtetit.

“KLSH është shumë i pakënaqur nga sasia e rekomandimeve të marra parasysh nga Qeveria. Në qoftë se Qeveria do të bashkëpunonte me KLSH-në, nuk do të kishte nevojë për SPAK as për Gjykata Speciale.

https://a2news.com/2019/11/25/demi-ekonomik-klsh-arrin-deri-ne-196-milione-euro/

Dëmi që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit është i konsiderueshëm dhe ka ardhur në rritje në vitet e fundit. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm nga 2015-ta e deri më tani ai përllogaritet në rreth 211.4 miliardë lekë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë