Kallëzimi i parë në SPAK, kërkohet hetim për koncesionin e sterilizimit

Nisma Thurje dorëzon kallëzimin e parë pranë Prokurorisë së Posaçme, ku kërkohet hetimi i një kontrate koncensionare të nënshkruara në dhjetor 2015 nga shteti shqiptar, për sterilizimin e pajisjeve spitalore. Nisma Thurje pretendon se përmes kësaj kontrate zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer vepra penale, si ajo e shpërdorimit të detyrës, shkeljes së barazisë në tenderë dhe korrupsioni.