Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kampionia e Europës, Luiza Gega pritet me ceremoni në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 15:56 | Sporte të tjera
Kampionia e Europës, Luiza Gega pritet me ceremoni në Tiranë

Gjithmonë e përulur dhe modeste. Edhe pse u kthye në Tiranë si kampione e Europës në atletikë, Luiza Gega nuk e shpaloste hapur medaljen e artë të fituar. Madje, u shpreh e befasuar nga ceremonia e pritjes, me praninë e dy ministreve.

Medalja e artë europiane ishte qershia mbi tortë, për një sezon fantastik nga rekordmenia shqiptare. Teksa Luiza emocionohet kur kujton vështirësitë, trajneri i saj Taulant Stërmasi pohon se nuk ka kohë për pushim.

Rezultati historik për sportin shqiptar, është objektivi madhor i realizuar dhe një pikë referimi për brezat e rinj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani