Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kanceri i qafës së mitrës, mjekët: Mos neglizhoni vizitat, nuk ka vetëm Covid-19

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 13:56 | Sociale
Kanceri i qafës së mitrës, mjekët: Mos neglizhoni vizitat,

Prej një viti, vëmendja e të gjithëve është përqenduar te koronavirusi duke neglizhuar sëmundjet e tjera. Por, mjekët kujtojnë se ato vijojnë si dhe para pandemisë, madje në disa raste është shtuar sëmundshmëria për shkak të moskryerjes së vizitave dhe kontrolleve periodike. Një prej tyre është kanceri i qafës së mitrës, i dyti më i përhapur te gratë.

Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen mbi 100 gra me këtë lloj kanceri që sipas mjekëve vret në mënyrë të heshtur.

Janari është muaji i sensibilizimit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, iu bëjnë thirrje mjekëve të familjes që krahas problemeve me Covid-19, t’i kushtojnë rëndësi dhe sëmundjeve të tjera.

Prej dy vitesh përmes një programi kombëtar, gratë e moshave 40-50 vjeç kryejnë falas depistimin për kancerin e qafës së mitrës. Analiza molekulare bëhet në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik dhe sipas specialistëve, 6% e grave janë të prirura për t'u prekur nga ky lloj kanceri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë