Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kandidatët e PD, Spaho: Anëtarësia skualifikon 20%, lista finale në shtator

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 14:43 | Politikë
Kandidatët e PD, Spaho: Anëtarësia skualifikon 20%, lista finale

Edmond Spaho është pjesë e ekipit demokrat që ka zbritur në terren në kuadër të procesit zgjedhor që partia më e madhe opozitare ka nisur, në zbatim të një formule të re, që i jep të drejtë anëtarësisë të zgjedhë kandidatët për kryebashkiakë dhe deputetë.

Në një intervistë me Skype nga Durrësi, nënkryetari i PD-së shpjegon se strukturat kanë kohë deri më 25 korrik të propozojnë emrat. Më pas, ata do të kenë të drejtë që me votë të eleminojnë 20% të listës së propozuar.

Për përzgjedhjen e emrave, brenda javës së ardhshme do të ngrihet Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve dhe brenda shtatorit parashikohet që lista të miratohet nga Këshilli Kombëtar i PD-së. Spaho nuk e mohon se me rritjen e rolit të anëtarësisë, shtohet edhe rreziku i përçarjes së brendshme, për shkak të pakënaqësive që mund të krijohen në bazë.

Në intervistën për A2, nënkryetari i PD-së flet edhe për Reformën Zgjedhore të dakortësuar me socialistët, duke i bërë të qartë mazhorancës në Kuvend se nuk mund të preket çfarë u arrit në Këshillin Politik.

Çfarë PD-ja refuzon të bëjë është ndikimi tek ish-njerëzit e saj, tashmë brenda sallës së Parlamentit, për t’i bindur ata të votojnë draftin e marrëveshjes së 5 qershorit mes dy forcave të mëdha.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli