Kandidatët e rinj në fushatë, Dallëndyshe Bici kërkon votën e qytetarëve

Ish-drejtuesja e IKMT-së Dallëndyshe Bici kërkon votën për PS dhe për vete në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo garon për herë të parë si kandidate për deputete dhe shprehet e bindur në fitore. Sipas saj qytetarët do të votojnë projektet e kryera nga qeveria socialiste. Bici e quan një vlerësim përgjegjshmëri propozimin për kandidate për deputete.