Kandidati i PS për Tiranën, Eljo Hysko: PS, parti në rigjenerim të vazhdueshëm, dua të çoj përpara industrinë kreative

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, njëkohësisht dhe kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist, Eljo Hysko ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 ku foli rreth fushatës elektorale që po zhvillon në funksion të arritjes së objektivit të mandatit të tretë të subjektit që ai përfaqëson.