Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kandidati për Eurokomisioner: Negociatat të hapen para samitit të Kroacisë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 15:12 | Bota
Kandidati për Eurokomisioner: Negociatat të hapen para samitit të

Kandidati për Komisioner i Fqinjësisë së mirë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi, shpalosi planet e tij për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Në seancën dëgjimore, kandidati i propozuar nga Hungaria, tha se në asnjë moment Brukseli nuk ka vendosur në dyshim përkushtimin e Bashkimit Europian ndaj këtij rajoni.

“Duhet të sigurojmë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë hapur negociatat e anëtarësimit përpara samitit të Zagrebit. Duhet të punojmë në shqetësimet që lidhen kryesisht me azilin, kërkesat false të azilit që lidhen me korrupsionin dhe pjesë të tjera të sundimit të ligjit”, tha ai.

Varhelyi theksoi gjatë seancës dëgjimore se do të bashkëpunojë me autoritetet në Tiranë dhe Shkup për të hequr këto shqetësime dhe që të përmbushin kushtet e kërkuara. Ndërsa ngriti problemin e largimit të trurit nga Ballkani Perëndimor, siç konsiderohet ndryshe emigrimi i punonjësve të kualifikuar.

“Shifrat janë shumë kritike. Ne kemi vërejtur se rreth 40% e popullatës në Ballkanin Perëndimor është larguar, dhe ata janë të gjithë profesionistë të rinj, të cilët mund të bëjnë që ekonomia të punojë. Ne duhet t’i tërheqim pas ata”, tha ai.

Kandidati foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin nënvizoi se duhet të përmbyllet brenda 2020 me një marrëveshje. Varhelyi është emri i dytë i propozuar për komisioner nga Hungaria, pasi i pari u refuzua nga Parlamenti Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani