Kaos me pasagjerët në Rinas, mungon informacioni, 4 fluturime janë anuluar

Vijon të jetë kaotike situata e krijuar në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit pas grevës së kontrollorëve të trafikut ajror që nisi një ditë më parë.

Dhjetëra pasagjerë që vijojnë të qëndrojnë në ambientet e aeroportit janë në pritje të fluturimit të tyre dhe bëjnë me dije se nuk kanë asnjë informacion nga autoritetet përgjegjëse se kur do të nisen për në destincionin e tyre.