Kaos për mijëra pushues, rikthehet karantina për britanikët që kthehen nga Franca

Planet e mijëra pushuesve janë zhytur në kaos pasi Britania e madhe riktheu karantinën 14-ditore për të gjithë ata që vijnë nga Franca. Të prekur do të jenë gjithashtu të ardhurit nga Holanda, Monako e disa shtete të tjera që kanë shënuar rritje të rasteve me koronavirus. Vendimi u mor pasi kryeministri francez njoftoi se shifrat e infektimeve po shkonin në drejtimin e gabuar.

Rastet me Ccovid-19 në Francë, kanë shënuar një rritje prej 66% për 100 mijë banorë e të enjten, autoritetet franceze raportuan 2524 infektime, shifra me e lartë kjo që prej heqjes së kufizimeve.