Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kaos për ndihmat, autoritetet në Durrës: Kërkohet vërtetim

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2019, 10:07 | Aktualitet
Kaos për ndihmat, autoritetet në Durrës: Kërkohet

Ndihmat janë ato që kërkohen më shumë nga qytetarët në këto ditë pas tërmetit. 

Qindra të tillë u vunë në radhë të gjata përpara pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, në Durrës.

Por, mungesa e organizimit në shpërndarjen e ndihmave krijoi tension.

Banorët ankohen se ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë. 

Uniformat blu, të cilat ishin të pranishme në kaosin e krijuar, tregojnë se ndihmat nuk janë për këdo. Ato u shpërndahen vetëm familjarëve të cilët zotërojnë një dokument nga ana e bashkisë që janë të prekur nga tërmeti. 

Ndihmat për familjet e prekura përfshijnë ushqime dhe veshmbathje për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë