Kapet një tjetër sasi kokaine në portin e Durrësit

Kapet një tjetër sasi kokaine në portin e Durrësit. Sikurse njofton policia, droga u gjet pas një kontrolli të imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane të ardhur nga Ekuadori, për llogari të komapnisë “Alba Exotic Fruit”. Menaxheri i firmës është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim administratori i firmës.