“Kapja kushtetuese”, Presidenti Meta publikon shkeljet dhe i dërgon në SPAK

Presidenti Ilir Meta, së bashku me këshilltarin e tij për çështjet ligjore, thanë se qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka dërguar, në kundërshtim me ligjin për botim në Fletoren Zyrtare, listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ku KED listonte të parën Arta Vorpsin. Për këtë veprim, Presidenca do të depozitojë padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë.