Karantina e ambasadorëve, si funksionon diplomacia në kohën e pandemisë

Vijnë nga vende ku sistemi i shëndetësisë është më i përparuar se ai shqiptar. Pavarëisht kësaj, në situatën e pandemisë, ambasadorët e Italisë, Suedisë, Gjermanisë dhe Holandës kanë qëndruar në Shqipëri. A2 bisedoi me disa nga ambasadorët e vendeve të ndryshme europiane që punojnë në Tiranë, të cilët treguan si ka funksionuar diplomacia në këtë periudhë karantine.