Karantina e Edy Reja-s, trajneri i kombëtares flet në Dita Jonë

Prej më tepër se 40 ditësh në karantinë në shtëpinë e tij, edhe sepse jeton në krahinën e Friulit, një prej zonave më të prekura në Itali nga pandemia e koronavirus. Në programin “Dita Jonë” në A2, trajneri i Kombëtares, Edy Reja rrëfeu si po e përjeton situatën dhe vështirësitë e izolimit. “Situata është ajo që po përjetojnë të gjithë, natyrisht e vështirë. Dal vetëm një apo dy herë në javë për të blerë ushqimet që nevojiten. Fatmirësisht kam shtëpi me kopsht dhe arrij të qëndroj pak më tepër në ajër të pastër. Mendoj për ata persona që jetojnë në apartamente dhe e vuajnë më tepër, por gjithsesi jemi në vështirësi”, tha Reja.