Karantina po mban larg artistët nga sheshi i xhirimit

Aktorja Esela Pysqyli, jeton prej vitesh në Romë. Shpesh e kemi parë në shfaqje të ndryshme në teatër apo produksione televizive, por tani ajo po qëndron e izoluar në banesën e saj në kryeqytetin italian. E ftuar në Ditarin e A2, aktorja shqiptare tregon si po përjeton karantinën dhe si ka ndërtuar ditën e mbyllur në shtëpi, duke menduar për projekte të reja.