Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Karburantet në “lupë”, Braçe: Kontrolle pompave në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
2 Gusht 2019, 14:01 | Ekonomi
Karburantet në “lupë”, Braçe: Kontrolle pompave

Karburantet duhet të legalizojnë çdo transaksion të kryer. Paralajmërimi vjen nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, sipas të cilit plani kundër evazionit nuk është vetëm një aksion, por një veprim i vazhdueshëm i qeverisë për të formalizuar ekonominë.

“Në fakt, nuk është aksion, por një sjellje konstante e qeverisë në betejë kundër informalitetit, transaksioneve të paligjshme dhe për fat të keq, deri vonë në evazion fiskal. Tregu i karburanteve është më i madhi në vend dhe pikërisht për këtë arsye duhet të përqendrohemi shumë fortë në këtë treg në mënyrë që të legalizojmë dhe të ligjërojmë çdo transpaksion”, tha Braçe.

Strukturat e Hetimit Tatimor në bashkëpunim me Drejtorinë e Metrologjisë do të kontrollojnë të gjitha pikat e karburanteve për të kryer certifikimin teknik të pompave. 

“Në vijim të një urdhri të ministrit të Financave dhe të Ekonomisë do të dalim në të gjithë Shqipërinë dhe do të sigurohemi që pompat funksionojnë në regjim automatik”, tha Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e Tatimeve.

Deri në fund të muajit gusht janë parashikuar të inspektohen mbi 1200 subjekte në sektorin e hidrokarbureve, i evedentuar me risk, pas atij të turizmit dhe ndërtimit, ku do të përqendrohet kryesisht aksioni antiinformalitet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli