Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kasapi: Konflikti në Velipojë vijonte prej dy ditësh, policia duhet ta parandalonte

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 21:30 | Kronikë
Kasapi: Konflikti në Velipojë vijonte prej dy ditësh, policia

Gazetari i A2, Jul Kasapi, deklaroi në studion e “Absolut 4” në A2 se për ngjarjen e Velipojës, ku u vranë 4 persona për hapësirën e plazhit, policia ka përgjegjësinë e saj dhe, sipas tij, ministri i Brendshëm nuk mund të thotë se vrasja mes fqinjëve natën nuk parandalohet dot.

“Unë vazhdoj t’i mëshoj historisë së vetting-ut. Pjesa më e madhe e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit nuk e kanë kaluar vetting-un. Në rastin e Velipojës, policia ka përgjegjësinë e saj, pasi ka për detyrë që të parandalojë vrasje. Nuk mund të dalë ministri i Brendshëm dhe të thotë se nuk mund të parandalohet një vrasje mes fqinjësh në orën 1 të natës”, u shpreh Kasapi.

Sipas tij, “ai konflikt kishte dy ditë që vijonte dhe qytetarët e kishin lajmëruar policinë”.

“Policia dhe prokuroria mund të nisë hetime kryesisht për ngjarje të tilla”, theksoi Kasapi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani