Katapultimi në OSBE, Bushati nuk i reziston ofertës, por bën paqe me Ramën

Një vit pasi e larguan nga qeveria, pushimet e Ditmir Bushatit kanë marrë fund. Me të njëjtën lehtësi që e hoqi nga drejtimi i diplomacisë shqiptare, pa i dhënë asnjë arsye apo shpjegim të qenësishëm, Rama e riktheu atë në një pozicion të privilegjuar, duke i besuar rolin e të dërguarit të tij të posaçëm, tashmë që kryeministri mban titullin e kryetarit të OSBE-së.