Katër javë pa rrugë… Kukës, banorët e 5 fshatrave kalojnë në këmbë nga mali

300 banorë në Malzi të Kukësit, prej katër javësh janë të bllokuar, pasi rruga që i lidh ato me qytetin është shembur. Ata shprehen se detyrohen të ecin në këmbë përgjatë malit me dëbore, ndërsa deri më tani askush nga pushtetit vendor, nuk është interesuar.