Katër policë të plagosur gjatë operacionit në Kosovë, arrestohen serbë, shqiptarë e boshnjakë

Policia e Kosovës njofton se gjatë operacionit që po zhvillon në disa rajone të ndryshme të veriut të Kosovës, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj dhe Drenas, deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë serbë, por edhe shqiptarë e boshnjakë që shërbenin në Policinë e Kosovës në këto rajone. Sipas Policisë, të gjithë janë të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, si kontrabandë mallrash.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN