Kauza për largimin e Ramës ”bashkon” Dulen me Idrizin – A2

Kauza për largimin e Ramës ”bashkon” Dulen me Idrizin

Kauza për largimin e kryeministrit Rama ka bashkuar për herë të parë në të njëjtin koalicion Vangjel Dulen e PBDNJ, përfaqësues i interesave te minoritetit grek dhe Shpëtim Idrizin e PDIU, që njihet si partia e komunitetit çam.
I ftuar në A2CNN pas takimeve me delegacionin e Parlamentit Evropian, kreu i PBDNJ-së komentoi edhe këtë situatë të re në skenën politike.
“Ne nuk bashkohemi me individë, nuk jemi në opozitë sepse është PD-ja në opozitë, jemi në opozitë sepse është Edi Rama në qeverisje që nëpërkëmbur çdo nocion dhe praktike të një demokracie”, deklaroi Dule.

  • LAJMI I FUNDIT | Të shtëna me armë zjarri në zonën e Astirit, vritet një person
  • LAJMI I FUNDIT | Atentati me armë zjarri në Astir, humb jetën V.T. 28 vjeç
  • LAJMI I FUNDIT | Tiranë, V.T. është qëlluar disa herë me armë pranë një lokali
  • LAJMI I FUNDIT | Tiranë, të paqarta rrethanat, forca të shumta policie në vendngjarje