Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Këlliçi: Ka skepticizëm për Berishën, por mund t’iu përmend Biden që drejton botën

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 21:52 | Politikë
Këlliçi: Ka skepticizëm për Berishën, por mund

Berisha duket i bindur për të sfiduar ju vetëm rivalët në PD për t’u rikthyer në drejtim të PD, por edhe për të mposhtur Edi Ramën. Megjithatë, skepticizmi është i madh.

Në “Intervistë me Merita Haklaj”, Belind Këlliçi u shpreh se nuk ka pse të ekzistojë ky skepticizëm duke qenë se raste të tilla ka shumë në botë dhe këtu sjell edhe shembullin e Joe Biden, presidentit amerikan.

“Unë e kuptoj të gjithë skepticizmin që e rrethon figurën e zotit Berisha. Nëse i hyjmë aspektit të tij, si personal si të moshës, mjafton të përmend Joe Biden, presidentin e SHBA, i cili ka 52 vite në politikë, është më i madh se Berisha dhe sot drejton botën e lirë. Argumenti i moshës dhe konsumit në politikë bie sepse bashkëmoshatarët e tij sot drejtojnë botën. Alternativë është edhe Trump. Raste të tilla ka edhe në shtete të tjera”, u shpreh Belind Këlliçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë