Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Këlliçi: PD e bashkuar, por ka një problem me grupin parlamentar

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 20:14 | Politikë
Këlliçi: PD e bashkuar, por ka një problem me grupin

Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se kjo parti është e bashkuar aty ku është më shumë e nevojshme, në bazën e saj dhe anëtarësinë e saj, por pranoi edhe “ngërçin” me grupin parlamentar të partisë.

“Problemi i vetëm i partisë është me grupin e saj parlamentar, që ka një agjendë absurde politike. Nuk e kuptoj agjendën e zotit Alibeaj apo atyre që janë të pavendosur. Nuk e kuptoj se ku duan të shkojnë me këtë qasje që kanë dhe se cilën parti politike përfaqësojnë ata. Që një politikan të mos i përgjigjet vullnetit të forcës politike që e mbështet, kjo është vetëvrasje politike”, tha Këlliçi.

“Kjo është një problematikë që nuk po merr zgjidhje dhe unë nuk e shpjegoj dot se kujt i shërben sot ky fraksion në PD. Unë e di që kjo sjellje i shkon për shtat Edi Ramës, por nuk e kuptoj dot nga ana politike se si këta individë nuk e kuptojnë që të gjitha llogaritë me demokratët i kanë të zeruara”, shtoi Këlliçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë