Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kërkesa e avokatit të shtetasit italian: Klienti im të kryejë karantinën jashtë ambienteve të paraburgimit

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 19:40 | Aktualitet
Kërkesa e avokatit të shtetasit italian: Klienti im të

Avokati i shtetasit italian të arrestuar në Shqipëri, i cili rezulton i infektuar me Covid-19, në një reagim për A2, thotë se klienti i tij është infektuar në burg dhe kërkon që ai të zhvendoset nga ambientet e paraburgimit në Tiranë, për të kryer karantinën në një vend më të sigurtë.

Avokati shprehet se Giovanni di Cosimo është arrestuar në lidhje me disa sekuestrime fabrikash në Shqipëri, me të cilat nuk ka asnjë lidhje.

“Në paraburgim iu bë tamponi i parë dhe doli negativ, por doli pozitiv në testin e dytë. Kërkesa jonë është që ta zhvendosim nga paraburgimi dhe të dërgohet në ambiente shtëpie, pasi në qeli ka rrezik që të përhapet më tej virusi”, tha avokati.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani